Nga Klaudia Malaj/ I keni parë sa të bukura janë bërë muret e kryeqytetit? Me siguri keni thënë se kush është ky gjeni i cili derdh të gjithë artin dhe talentin e tij. Ai nuk është i huaj, nuk është as një kompani, por është një djalë i thjeshtë me origjinë nga Vlora, i cili jeton dhe punon në Tiranë, më saktë në Ndërmarjen e Dekorit të Tiranës.

Franko Dine është 25 vjeçari që me pasionin dhe talentin e tij bën të mundur realizimin e veprave të artit për tu përgëzuar dhe vlerësuar. Kot nuk thonë që Shqipëria ka nxjerrë talente, një ndër ta është edhe Franko.

Të pikturosh në muret e Tiranës kjo është shndërruar në një nga preferencat e banorëve. Si është për një artist ta bëjë këtë gjë?

Banoret dita ditës kanë filluar që të emancipohen dhe ta shohin këtë art me një sy tjetër.

Përveç pasionit, është shndërruar kjo në një punë për ty?

Po, dhe nuk ka gjë më të bukur se sa pasioni yt kthehet në profesion dhe në një punë që ushtrohesh përditë.

Cila ka qenë vepra juaj e parë?

Vepra ime e parë ka qenë në studion time, ku tek ajo pikturë unë kam ushtruar teknikat e artit të rrugës.

Po Bashkia e Tiranës të ka dhënë mbështetje, pse jo edhe financiare?

Bashkia e Tiranës më ka mbështetur shumë dhe për këtë i them FALEMINDERIT

Ju momentalisht ku punoni?

Unë punoj në Dekorin e Tiranës. Ky institucion është familja ime. Më pëlqen institucioni ku punojë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here