Jemi mësuar që në studion e intervistave të ERTV, të shohin deputetë socialistë dhe ministra të qeverisë të flasin në një format të quajtur ERTV Intervista.

Zakonisht, intervistat nisnin direkt e në temë, me pyetjet e gazetarit që qëndron me shpinë para kameras, Alteo Hysi, por këtë herë kjo rubrikë ka ardhur me një ndryshim tejet interesant.

Përpara intervistës, gazetari shfaqet para kameras për të prezantuar temën dhe të ftuarën e ditës me një muzikë në sfond, që e mban publikun në suspancë për atë se çfarë do të ndodhë. Për disa sekonda duket vetëm gazetari, pas të cilit menjëherë fillon dhe zbulohet në sfond i ftuari në studio, që qëndron ulur në kolltukun e studios së ERTV.

Një gjetje kjo interesante, ku bashkë me prezantimin e temës kryesore të intervistës, ndërsa gazetari flet, shfaqet edhe profili i të ftuarit që ka mbërritur në studion e ERTV-së.

Ky format i ri nisi me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila foli për shërbimin fast track, shërbim që do u mundësojë qytetarëve të marrin shërbime brenda 24 orëve në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

ERTV Intervista🎤: Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mbi shërbimin e ri Fast Track, përmes të cilit qytetarët mund të marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë, duke sjellë një revolucion të vërtetë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme📄✍🏻Pas Tiranës dhe Korçës, shërbimi i shpejtë do të shtrihet brenda datës 31 Mars në të gjitha ZRPP-të e vendit, duke lehtësuar qytetarët nga pritja disa ditore në dyert e shtetit. Pas aplikimit në ZRPP, shërbimi ju vjen te dera e shtëpisë përmes Postës Shqiptare📬Paralelisht, me ndihmën tuaj, përmes ankesave në shqipëriaqëduam.al, Task Forca Antikorrupsion vijon punën për pastrimin e administratës shtetërore nga të gjithë ata që sorrollasin dhe kërkojnë të zhvasin, shqiptarët e zakonshëm🤝 #Egjithëvëmendjateqytetarët

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 22. März 2019