Admir Murataj, grabitësi që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë gjatë super-vjedhjes në aeroportin e Rinasit, duket se ka një lidhje të hershme me Partinë Demokratike.

Edhe pse ish- kryeministri Sali Berisha u kujdes që të akuzonte rreth 2 orë pas ngjarjes palën kundërshtare, duke e identifikuar si bandit të përkrahur nga qeveria “Rama”, të dhënat tregojnë të kundërtën.

Murataj njihej nga miqtë si një njeri i lidhur me eksponentë të lartë të Partisë Demokratike në Tropojë, qytetin e lindjes së tij.

Ndërkohë, edhe familjarët e Muratajt, nuk i fshehin lidhjet me “selinë blu”.

Vëllai i tij Ilir Murataj herë pas here publikon aktivitetin e tij publik si lobues i PD-së.

Përmes postimeve në rrjetin social Facebook, Murataj tregon përkrahjen dhe mesazhet pro veprimtarisë “Basha”.

Ndërkohë, vihet re se ai ka marrë pjesë në një sërë protestash të organizuara nga Partia Demokratike, ku është kërkuar rrëzimi i qeverisë “Rama”. (TemA)