Në vazhdën e lëvizjes botërore River Cleanup, Green Line Albania dhe vullnetarët e lëvizjes Ta Pastrojmë Shqipërinë, Ta Pastrojmë Kosovën dhe stafi i OSHEE Kukës u bashkuan për të pastruar hapësirat ku takohen dy lumenjtë ai i Drinit të bardhë dhe Drinit të zi, në Kukës. Fatkeqësisht brigjet ishin kapluar në masë të madhe nga mbeturinat e materialeve të ndryshme ku mbizotëronte plastika. Gjatë këtij aksioni vullnetarët arritën të mbledhin mbi 100 thasë mbeturina.

Dihet se lumenjtë janë asete të pazëvendësueshme, andaj Green Line Albania kërkon përgjegjësi më të madhe nga institucionet përgjegjëse si dhe u bën thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të luajnë rolin që u takon në mbrojtjen e lumenjve. Ky aksion e prezanton më së miri qëllimin e River Cleanup, që është bashkimi i vendeve përmes pastrimit të lumenjve. Në këtë rast u bashkua Shqipëria e Kosova aty ku bashkohen edhe dy lumenjtë e Drinit, dhe ky dualitet bashkimi i dha simbolikë më të madhe gjithë aksionit.

Green Line Albania nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë me ndërmarrjen e aksioneve të tilla , meqë fokusi i strategjisë gjatë tërë vitit do të jetë tek lumenjtë.