Protestuesit e opozitës sulmuan me bojë Kryeministrinë duke njollosur fasadën e saj. Puna për pastrimin e mureve të godinës ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa sot duket se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Boja e hedhur nga protestuesit pasditen e së shtunës është hequr, ndërsa punëtorë të shumtë me makineri e skela vijojnë t’i japin dorën e fundit.(TemA)