Ilirda Bejleri u bë e famshme në Portokalli dhe më pas u shkëput nga aty për të zhvilluar karrierën e saj në teatër.

E ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora, Ilirda zbuloi se nuk e mendon kurrë veten jashtë aktrimit.

“Nuk do ta mendoja kurrë veten time jashtë aktrimit. Çfarë nuk ndodh.

Ndoshta një ditë mund të ngel pa punë dhe do filloj diçka që nuk ka lidhje me aktrimin por tani për momentin mendoj që nuk do e shikoja veten time jashtë artit”, tha Bejleri.

Ajo thotë se u largua nga Portokallia pasi nuk e gjente veten aty, teksa shprehu vlerësime për spektaklin.