Qe me Ish-kryeministrin Berisha tallen te gjithe dhe gjithcka i shkon ne inbox-in e Facebook-ut ai e poston si te vertete eshte nje fakt i pamohueshem. Natyrisht ai nuk i ben nga budallalleku, por per efekt politik, ku duke dizinformuar tenton te kape ndonje pik politik.

Por rasti i sotem eshte qesharak sa s’thuhet.

Berisha ka postuar ne facebook nje video duke shkruar se ne Spitalin Rajonal te Dirresit ka rene zjarr, specifikisht ne dhomen e oksigjenit.

 

Por e verteta eshte krejt ndryshe. Ne spital nuk ka rene asnje zjarr, por eshte zhvilluar nje trajnim per menaxhimin e Urgjencave mjekesore, ne bashkepunim me policine e shtetit dhe drejtorise se zjarrfikseve Durres.

 

Kete e kishte lajmeruar me heret vete spitali siç shihet edhe me poshte:

“Trajnimi: “Menaxhimi i Urgjencave mjekesore u finalizua sot me realizimin e nje demostrimi praktik.Kjo prove u realizua me sukses me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e policise se shtetit dhe drejtorise se zjarrfikseve Durres.Nje falenderim shkon per te gjithe aktoret e ketij demostrimi dhe veçanerisht per stafin e Infermiereve te Spitalit Durres.”