Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë, Rama ka kërkuar nga anëtarët e partisë që të vijojnë fushatën dhe të mos bien pre e provokimeve.

Shefi i qeverisë ka kërkuar që fushata të vazhdojnë me qetësi dhe të shmangin provokimet.

Po kështu, Kryeministri është ndalur edhe te krimet elektorale, teksa ka porositur deputetët e tij që të zbatohet Kodi Zgjedhor dhe të mos ketë asnjë rast të tjetërsimit të votës. Njëkohësisht ka kërkuar edhe që të denoncohet çdo rast dhune.