Ka nisur protesta e katër kombëtare e opozitës jo kuvendore përmes së cilës kërkohet rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, krijimi i qeverisë tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.

Forca të shumta policia janë të vendosura para kryeministrisë, ndërkohë ka masa të shtuara edhe para Kuvendit.

Nuk dihen skenarët si do të vijojë dhe kur do të përfundojë. PD ka kërkuar leje deri në mesnatë, por policia i ka dhënë vetëm për dy orë. Në një podium para kryeministrisë do mbahen fjalime.

Një ditë para protestës, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.

Simpatizantët në protestë kanë qëlluar me bojë blu dhe e zezë godinën e kryeministrisë. Ndaj godinës janë hedhur edhe fishekzjarrë.