Admir Murataj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka kryer 4 grabitje në Shqipëri të bankave, ose blindave me para, dhe 1 grabitje banke në Greqi.

Murataj para se të arratisej nga burgjet greke jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës.

Kjo banesë sot është një vilë luksoze.

Kamera sigurie nga të gjitha anët, e rrethuar me hekura dhe e pamundur për të hyrë.

Kjo është vila luksoze e Admir Murataj.

Mapo sjell disa nga fotot e kësaj vile dhe pamjet brenda saj në vitin 2017-të, atëherë kur Policia hyri në banesë pasi po kërkonte Admir Muratajn.

Si e vr*au policin grek grupi i Admir Murataj

Agjencia greke e lajmeve Agrini tregon historinë e arratisjes së Murataj nga burgu i Trikalas në Greqi dhe më pas vra*sjen e një polici gjatë përpjekjeve për arrestimin e bandës së arratisur.

Gjithçka nisi të premten e 22 marsit të vitit 2013 në burgun e Trikalas. Një grup prej 11 shqiptarësh të rrezikshëm arritën të presin hekurat e burgut dhe u ngjitën në çati.

Prej andej nisën të qëll*ojnë mbi gardianët. Këta të fundit u vunë mes dy zjarresh, pasi edhe nga jashtë burgut, bashkëpunëtorët e shqiptarëve po qëllonin mbi rojet. Si pasojë u plagosën dy gardianë.

Tetë ditë më vonë, banda e shqiparëve, e njohur si grupi i Marian Kolës, vodhën një tavernë. Gjatë ndjekjes nga policia pati një shkëmbim zjarri. Si pasojë u pla8gos një 25-vjeçare. Plagosja ishte fatale për të.

Më 17 qershor do vinte një tjetër përplasje me policinë, ku humbi jetën një oficer policie, baba i dy fëmijëve.

Gjatë një kërkimi për bandën, oficerët e policisë u ndanë në dy grupe. Grupi i parë prej tre personash ra në pritë nga banda e shqiptarëve dhe u dorëzuan.

Shqiptarët u morën armatimin dhe makinën. Por teksa po hipnin në makinë, shqiptarët panë edhe grupin e dytë të oficerëve të policisë. Sipas informacioneve, tre oficerët e çarmatosur u thirrën kolegëve të tyre: Kujdes, është pritë. Por ishte tepër vonë. Banda e Kolës hapi zjarr duke vr*arë 37-vjeçarin George Andritsopoulos.

Më pas ata u arratisën drejt një zone malore. Nga pas iu vunë forcat speciale. Në një moment pati shkëmbim zjarri dhe dy nga të arratisurit u vranë. Fillimisht u mendua se një prej tyre ishte Admir Murataj, por më vonë u kuptua se nuk ishte ai.

Murataj vazhdoi terrorin duke grabitur një bankë në Larisa të Greqisë, ku mori 1 milion euro. Më pas grabiti edhe një supermarketi.

Por prej kohësh në Greqi nuk ishte dëgjuar për të, kur Murataj u shfaq në Shqipëri duke realizuar disa prej grabitjeve më spektakolare në vend, deri ditën e djeshme kur mendohet se u vra në një shkëmbim zjarri.