Prej disa ditës disa grupime studentësh janë ngujuar brenda ambjenteve të fakulteteve duke bllokuar kështu zhvillimin e mësimit. Tashmë në krye të kësaj teska proteste janë militantët e PD të cilët siç do ta shikoni në fotot e mëposhtme si çadra në Bulevard iu çojnë ushqim aty. Në krye të tyre është Klajdi Bello, “djali me kokore”. Bello është një militant i opozitës, i punësuar si protestues këto dy javë.

Ka kryer disa vite shkollë tek Universiteti Europian me bursë, punon në një Call Center, ka qenë frekuentues i rregullt i çadrës së PD, dhe ka qenë koordinator me LSI për protestën e studentëve.