Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, qendra COD në Kryeministri u kthye në nje qendër të hapur komunikimi, në një maratonë leximi, ku morën pjesë 400 nxënës të shkollave të Tiranës.

Duke nisur nga ora 11:00- 22:00 lexuan në COD që nga kryeministri Edi Rama e deri tek emra të njohur si Lorik Cana, Gaz Paja, Ema Andrea, Eridana Çano, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi.

Ata u përfshinë në këtë maratonë, e cila përfshiu audienca të moshës nga 7-18 vjeç, me lexime, takime, diskutime për librin.

Morën pjesë gjimnazet :”Sandër Prosi”, “Faik Konica”, “Sami Frashëri”, “Andon Zako Çajupi”, “Petro Nini Luarasi” dhe nxënësit e shkollles “Kosova”.

Edukimi Përmes Kulturës është një nga prioritetet e programit të qeverisë shqiptare, nisur që në mandatin e parë.

“Maratona e Leximit” organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Librit ndërgjegjëson të rinjtë për rëndësinë e leximit, me qëllim rritjen e lexuesit të së ardhmes. Në këto pesë vite, në politikat e librit fokusi ka qenë lexuesi,ndërgjegjësimi i qytetarëve e në veçanti i lexuesit të ri për rëndësinë e leximit, duke e konsideruar atë si çelësin kryesor në zhvillimin personal, kulturor dhe social.