Ogerta Manastirliu, ministrja më diskrete e kabinetit Rama, beri xhiron e medias dje, me fotot e saj në plazh.

Paparazzi e kishte fotografuar ndërsa ishte me familjen në plazhet e jugut dhe kaq u desh që fotot t’i merrte çdo portal, me titullin: Kapet Ministrja me rrobabanjo.

Altin Hazizaj, një nga aktivistët më ne zë në Shqipëri, për të drejtat e njeriut, ka shkruar një postim interesant, sot ne FB e tij.

Ja çfarë thotë ai:

”E kanë seriozisht mediat?? PO normal që do zhvishet zonja se në plazh ka vajtur dhe nuk mban burka. A ka ndonjë lajm tjetër? Marshallah, ministrja duket në formë! Seksizëm i gjallë si lajm. Nxirrni ndonjë burrë tani, që të paktën të themi ka barazi gjinore! Jo Mr.R plz se kemi super pa”