Gazetarja italiane Francesca Masotti ka udhëtuar drejt Gjirokastrës ku ka bërë një reportazh për blogun e saj “Letters from Balcans”.

“Ky qytet në jug të Shqipërisë, i rrethuar me male dhe pak kilometra nga kufiri grek, është një mrekulli e vërtetë arkitektonike, dhe, sipas mendimit tim, një nga qytetet më interesante në Ballkan. Kam pasur kënaqësinë ta vizitoj dy herë: Në vjeshtën e vitit 2010 dhe këtë verë. Më ka lënë pa fjalë“, shkruan gazetarja.

Në artikull ajo jep edhe disa këshilla se çfarë të shohim, ku të hamë dhe ku të flemë në Gjirokastër.

“Gjirokastra është shtëpi për dy shqiptarët më të famshme të të gjitha kohërave: Diktatorit Enver Hoxha, shtëpia e të cilit u shndërrua në muze etnografik dhe ju mund ta vizitoni si dhe Ismail Kadare, shkrimtari i madh i cili ka shkruar kryevepra të shumta”, shkruan Masotti.

Fotot: Francesca Masotti- http://www.lettersfromthebalkans.com/2018/07/23/girocastro-cosa-vedere-in-un-weekend-nella-citta-museo-dalbania/?fbclid=IwAR1MXbZYp37D8xWsAnfQLKkp15UIIZnII8QBCanulgtPCKw6sLKT9DynpkE

Ju mund të ndiqni Franceskën në udhëtimet e saj në blogun http://www.lettersfromthebalkans.com

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here