Të tjera tensione janë shënuar mbrëmjen e së martës, këtë radhë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se dhjetëra punonjës të Bashkisë si dhe militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar të hyjnë në shkollën “Shejnaze Juka” dhe I kanë vënë flakën asaj për të djegur materialet zgjehdore. Përmes një postimi në tWitter, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj e krahason sjelljen e militantëve të PD me atë të talebanëve në Afganistan të cilët nuk duan zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe dalin kundër SHBA-ve.

Teksa ka postuar foto që tregojnë të njëjtën sjellje mes opozitës sonë dhe talebanëve në Afganistan, Veliaj shkruan: “Gjeni diferencen mes dy grupeve!”