Opozita e bashkuar denoncoi mbrëmjen e djeshme një person që dhun. onte studentët duke e cilësuar si “krimi. nel” dhe “ba. ndit” që godet të rinjtë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, personi që shfaqet në videon e përcjellë nga forcat opozitare, është Xhevdet Braimllari, xhaxhai i deputetit të LSI-së Endrit Braimllari. Agres. ori është drejtues teknik i “Myrto Security” dhe shfaqej duke sulm. uar të rinjtë që protestonin për plotësimin e disa kërkesave të tyre.

Xhaxhai i deputetit të LSI-së, u shoqërua në komisariatin numër 2 në kryeqytet ku u mor në pyetje lidhur me ngjarjen. Xhevdet Braimllari është i angazhuar politikisht ku djali i tij Eriol Brahimllari ka qenë i pranishëm në të gjitha konventat e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe ka shërbyer si këshilltar i Ilir Metës.

Nga ana tjetër, Sali Berisha në reagimin e tij e quajti Brahimllarin si bandit të kryeministrit Edi Rama.  “Shikoni krimi. nelet dhe ban. ditet qe godasin si kafshe me porosi te Edvinit studentet grevist ne fakultetin e Arkitektures. Denoj me forcen me te madhe keto akte krimi. nale, ju bej thirrje mbare shqiptareve sot ose kurre te mbrojme studentet nga ba. ndat e Edvin Urrejtjes dhe te shporrim qelbesiren! sb”, shkruan Berisha pa e ditur lidhjen me deputetin e LSI.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here