Ambasada Amerikane në Tiranë kremton Festën Kombëtare të Amerikës.

E pranishme në ketë festë, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndarë përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihet përkrahë të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara, Leyla Moses-Ones një mesazh të veçantë urimi.

“Me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, në festën e Amerikës dhe amerikanëve që është festë edhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve🇦🇱🇺🇸”-shkruan Ministrja Spiropali.