“Lamtumirë✋”. Kjo është fjala e kryeministrit Rama për mbylljen e lojërave të fatit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i ekzekutivit ka publikuar një foto të heqjes së një reklame të një pike basti të cilën e shoqëron me mbishkrimin “Lamtumirë”.

Prej një janarit asnjë lloj basti nuk do lejohet të ushtrojë aktivitetin brenda territorit shqiptar, qofshin këto lojëra elektronike apo pika bastesh. (Lexo.al)