Helidon Pjetri, të cilin i pëlqen ta thërrasin si Don Pjetri, u shndërrua në një prej personazheve kyç të protestave studentore.

I riu luajti një rol aktiv në protestë, e ndaj tij pati edhe akuza se për llogari të forcave politike të interesuara në zgjatjen e protestave, ai shpërndante para midis studentëve.

Pas publikimit të Paktit të Universitetit, i cili solli në përmbushjen e të gjithë kërkesave studentore, “Don Pjetri” vendosi të ngujohej, duke tentuar të mbante me forcë studentët larg auditorëve.

Megjithatë, pas rifillimit normal të jetës studentore, Pjetri duket se ka lënë mënjanë deklaratat për rrëzimin e sistemit politik, duke pozuar përkrah Presidentit të Republikës, Ilir Metës.

Një pozë e tillë nuk është e rastësisht. Pjetri njihet si një anëtar aktiv i Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhje e cila provon sërish faktin se protesta e ligjshme e studentëve u tentua të uzurpohej për qëllime politike nga forca të ndryshme politike.