Me hyrjen e muajt qershor shumë personazhe të njohur kanë nisur pushimet dhe vazhdimisht kanë publikuar foto nga plazhi. Së fundmi, edhe moderatorja, Xhemi Shehu ka treguar se këtë fundjavë është larguar për pushim.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku si rrallëherë shfaqet me rroba banjo, ndërkohë që është shtrirë në breg të detit.

Ndërkohë, në një foto tjetër ajo shihet me shpinë, teksa tregon vendin përrallor në të cilin po pushon. Sipas ‘Iconstyle’, Xhemi ka zgjedhur që pushimet e saj ti kalojë në Tajlandë një destinacion shumë i preferuar i VIP-ave.