Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ditën e sotme feston ditëlindjen e 45.

Ndonëse vitet ikin Bregu vazhdon të jetë po aq në formë dhe e freskët sa dikur.

Nuk kishte se si në këtë ditë të veçantë për të, të mungonte edhe urimi i së bijës, Kejdës.

Me anë të një foto postuar në ‘Instagram’, Kejda shkruan: ‘Gëzuar ditëlindjen mami! Të dua, përgjithmonë’.

Kujtojmë që vajza e Bregut, së fundmi po përflitet se është në një romancë me djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani.