Arbana Osmani nuk e fsheh më romancën e saj me Eduart Grishajn! Moderatorja shqiptare ka pranuar në mënyrën më të bukur se është në një lidhje me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, duke publikuar për herë të parë një selfie! Dyshja ndodhet në Barcelonë bashkë me stafin e emisionit, me siguri për të xhiruar një nga ato puntatat surprizë!

Të dy të buzëqeshur, Arbana dhe Eduarti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe kjo foto thjesht nuk mund të mbahej pa u publikuar në galerinë e fotove të telefonit! “Dozat e romancës” kanë qenë edhe më herët të pranishme nëpër komentet që i lënë njëri-tjetrit Arbana dhe Eduarti. Ky i fundit madje ka publikuar prej kohësh foto vetëm me Arbanën, por kjo foto ishte surprizë pasi është e para që ka publikuar moderatorja me partnerin e saj!