Një udhëtim në liqenin e Prespës mahnit çdo vizitor. Ujërat e kristaltë, mes majave me dëborë, ishujt shkëmborë të mbushur me kisha eremite, pelikanët që shoqërojnë vizitorin ndërsa çan me varkë ujërat e liqenit, gjithçka në këtë vend ka mrekullinë e vet.

Ngjyrat e peizazhit shtojnë atmosferën idilike të një vendi që frymëzon./ ata