Sophie e ‘Zonë e Lirë’ ka ndezur rrjetin me foton e saj mjaft provokuese.

Emri i vërtetë i saj është Xheni Brahaj, me profesion balerinë, por që tashmë publikisht është e njohur si Sofia e Çanit, shkruan Syri.net.

Ndërkohë ajo njihet për ekspozimet provokuese në rrjetet sociale. Xheni është lakuar shpesh në media për këto pamje sensuale.

Xheni ka ndarë dhisa foto super sensuale ku bie në sy gjoksi i saj bombastik, por dhe disa kilogramë të tepër.

Ajo është një ndër vajzat bukuroshe shqiptare, por të cilin sot iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në rrjetet sociale që ta shikojnë të veshur vetëm me bikini, gjë që ju jep mundësinë të shikoni edhe linjat e saj të kolme trupore.

Por gjithashtu në një nga këto fotografi, Xheni shfaqet nën shoqërinë e një shoqes së saj gjithashtu të kolme, të cilat kanë kthyer të pasmet nga objektivi aparatit fotografik.

Por ajo që ka tërhequr shumë vëmendje, ka të bëjë me diçiturën, që e ka shoqëruar këtë fotografi të postuar në rrjetet social, e cila më pas është fshirë.

“Nëse ju jeni duke folur pas shpinës tonë, atëherë jeni në pozicionin e duhur për të na puthur b*thën”, kishte shkruar Xheni në diçiturën e fotografisë.

Siç duket, ky koment i është drejtuar dikujt, që e ka acaruar kaq shumë Sofinë e Çanit, aq sa ajo të mos kontrollojë fjalorin.