Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, i ndodhi diçka e pazakontë sot teksa po dilte nga Muzeu Historik Kombëtar ku mori pjesë në një aktivitet që organizohej për Kulturën Rome. Një grup fëmijësh të zbukuruar me flamuj kuq e zi dhe aksesorë të tjerë me simbole kombëtare, po mbanin radhë të hynin në Muze. Kumbaro ndalet dhe i shoqëron vetë brenda. Më pas kur del jashtë, përballet me një tjetër që po prisnin të vizitonin muzeun.

“Duke dalë prej Muzeut shkriva nga kënaqësia kur u gjeta rastesisht e rrethuar nga fëmijë kopështi që derdheshin drejt hyrjes se Muzeut me ngjyrat e Nëntorit. Teksa i shoqerova në Muze, u befasova sërish se një tjetër lumë nxënësish mbanin radhë brenda në Muze. I sistemova yllkat e kopshtit brenda dhe dal serish per t’u kthyer në zyre, por u përballa me një tjetër grup shqiponjash të vogla”, thotë ministrja e Kulturës.

Fëmijët e kopshtit dhe nxënësit shkojnë në muze apo vizitojnë monumentet e trashëgimisë në kuadër të Programit ‘Edukimi Përmes Kulturës’ i ndërmarrë nga Ministria e Kulturës.