Kreu i PD, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij nga Kamza dhe Paskuqani u shfaqën sërish sot pasdite kundër projektit të Unazës së Madhe, por teksa ai mbante fjalimin para militantëve të tij, në sfond dëgjoheshin makineritë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë ditës së sotme nuk e kanë ndalur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit.

Siç shihet edhe nga këto foto dhe pamje, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon prishjen e një ndërtese që ka shërbyer si gomisteri, ndërkaq gjatë ditës së sotme janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje, duke i hapur rrugë tashmë ndërtimit të rrugës sipas të gjitha standardeve të kërkuara.

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, Bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet. Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që ka janë prishur gjatë këtyre ditëve. Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30.

Bashkia e Tiranës dhe IMT janë të vendosura që të vijojnë punën për t’i hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here