Moderatorja e njohur Sonila Meço shpesh herë është bërë pjesë e mediave rozë ku si jeta prefesionale dhe ajo private nuk kanë kaluar pa u komentuar gjatë.

Dhe së fundmi ajo është shkëputur nga përditshmëria e saj dhe po kalon një pjesë të kohës me vajzën e saj. Moderatorja e emisionit ‘Tempora’ ka publikuar një foto ku ka treguar se dhe ajo si shumë personazhe të njohur ka nisur plazhin.

Në postimin në Instastory shihet e veshur me rroba banjo teksa qëndron përball vajzës.

Në sy bien format perfekte të Sonilës e cila siç duket është kujdesur shumë që kjo verë ta gjej në formë mjaft të mirë fizike.