Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në protestën e sotme të opozitës.

Ai është parë me dy gishta lart në mes të tymit të krijuar nga flakadanët e hedhur nga protestuesit.

Berisha nuk i është ndarë protestës as kur ajo u zhvendos para Parlamentit. I shoqëruar nga Lulzim Basha, ish-kryeministri ka ndjekur hedhjen e gurëve dhe fishekzjarreve ndaj policisë.