Në mbyllje të mandatit të saj si Ambasadore e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin është nderuar sot me titullin ‘Qytetar Nderi i Vlorës’.

Çmimi ju dorëzua nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar Dritan Leli. Si dhuratë për Vlahutin ai kishte dhe një tablo me perëndimin e diellit në Lungomare.

Por ajo çfarë mori të gjithë vëmendjen nga ky aktivitet ishte shqiponja në rruazat që Ambasadorja Vlahutin mbante në qafë.

Madje ajo zbuloi se në një nga inspektimet e saj në kantierët e Lungomares, i ishin këputur rruazat.

“Fillimisht u shqetësova por më pas thashë: Le të jetë nje shenjë e mirë” tregoi Vlahutin.