Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Çiljeta u mbulua me shami dhe postoi shpesh foto e video e mbuluar.

Postimet e këngëtares ngjallën edhe debat e kritika megjithatë ajo vërtetoi se është një myslimane e devotshme.

Tanimë Çiljeta ka vendosur ta heqë shaminë e të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet duke inçizuar këngën e re me të cilën po bashkëpunon me Elgit Dodën.

Këngët e Çiljetës kanë pasur çdo herë sukses prandaj pritet që këngëtarja të sjellë një hit.