Ina Nuku policja 24 vjeçare e forcave Shqiponja që u plagos në protestën e 22 Nëntorit përpara parlamentit është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi vjen nga Ankaraja atje ku Ina po trajtohet prej dy javësh.

Një burim i tha Opinion.al se Ina ka kryer deri më tani dy operacione që kanë rezultuar me sukses por operacionin më të vështirë e ka javën që vjen. “Pritet që të kryhet një ndërhyrje për të zëvendësuar gishtin e madh”, tha burimi. Pranë polices së plagosur në spitalin turk qëndron nëna e saj.

Pamjet e plagosjes së Ina Nukut në protestën e banorëve të Astirit para parlamentin ishin rrëqethëse. Ajo ulerinte teksa dy kolege te saj e shoqëronin të gjakosur tek ambulanca. Një prej kapsollave qe hodhën protestuesit e kapi Inçn ne qafe. Duke e larguar me dore, ajo humbi gishtin e madh te dorës së djathtë.

Politika u përfshi ne debate te ashpra e akuza te ndërsjellat për plagosjen e polices dhe dhunën që ushtrohet në protesta. Sakaq policia ka arrestuar një 18 vjeçar, Daniel Dobraj për plagosjen e saj. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa avokatet mohojnë të ketë qene Danieli personi që hodhi kapsollën drejt polices.