Ka qënë moderatore e emisionit ‘Kush vjen për drekë’ i cili është transmetuar në tv Klan ndërsa tani i është përkushtuar xhirimeve të spektaklit “Netët e klipit shqiptar”.

Dhe bëhet fjalë për moderatoren e njohur Arjola Shehu.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku shpesh herë zhvillon dhe rubrikën ‘Ask me’ me ndjekësit e saj.

E duke nisur nga fakti që shpesh herë moderatorëve ju bëhen pyetje lidhur me emisione që ata do të donin të bënin ose formate të reja që do të donin të sillnin kësaj pyetje nuk i shpëtoi as Arjola.

Dhe pyetja që i’u drejtua moderatores nga ndjekësi i saj ishte :’ Cili emision do kishe dëshirë të drejtoje në tv Klan’

‘Opinion’ është përgjigjur Ariola duke habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Kujtojmë që emisionin shumë i ndjekur nga shqiptarët ‘Opinion’ drejtohet prej shumë vitesh nga moderatori Blendi Fevziu dhe nuk e dimë a e dëgjoi këtë dëshirë të Arjolës.