Mëngjes, ora 09:35. Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa pak metra larg derës së Partisë Demokratike shfaqet i menduar në rrugë.

Vërtet nuk është i shoqëruar nga njeri, por kjo nuk do të thotë se është vetëm. Hasa mbante në duar një shishe me ngjyrë jeshile, të cilën sa e mbante në njërën dorë e kalonte edhe tek tjetra.

Demokrati i angazhuar me kauzën e Arba Kokalarit në Europë, na la kuriozë ne të Dosja.al, nëse shishja ishte e mbushur me alkool, ujë, pije energjike, apo lëng.

Fakti që ndodhet jashtë oborrit të PD na la të mendojmë se është me alkool, por këtë s’mund ta themi me siguri. Në PD njihen disa figura të rëndësishme që marrëdhëniet me alkoolin i kanë konstante, por ky sigurisht që s’është rasti.

(F.g/dosja.al)