Në Instagram, Ottomanarchive, një profil që ndan me ndjekësit foto historike të ish-Perandorisë Osmane shpërndau këtë foto. Në të dallohen ushtarët turq që bëjnë paradë në qytetin e Shkodrës në vitet 1900.

Shkodra qëndron nën udhëheqjen osmane afërsisht 446 vjet deri në luftërat e Ballkanit dhe shkëputet më 13 prill 1913.

Në arkivin osman gjenden 27000 dokumente dhe regjistra lidhur me Shkodrën. Regjistri më i vjetër daton i vitit 1486 dhe përfshin në detaje të dhëna të gjendjes civile, të dhëna individuale, të pronësive, çifligjeve dhe kujdestarive të Shkodrës, Pejës dhe Podgoricës.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here