Një intevistë plot më rrëfime ekskluzive ishte kjo e sotmja e Jonida Maliqit dhe Eriona Rushitit në programin IN të paradites ‘Trokit’ me moderatorin Ermal Peçi. Këngëtarja dhe kompozitorja e ‘Ktheju tokës’ pranuan se janë ende në atmosferën e post Eurovision teksa theksuan se nuk mund të mungonin në studion e Ermalit i cili ndoqi dhe suportoi rrugëtimin e tyre në garën e Tel Aviv.

Në daljen e parë nga Tirana pas Eurosong, mësuam disa momente jo dhe aq pozitive nga Jonida dhe Eriona. Ermali i pyeti për provat e para në skenë, prova që u komentuan mjaft nga gazetarët ndërkombëtarë për shkak të pritshmërisë së lartë:

‘Kemi patur momente të vështira. Në provat e para skena ishte në terr total, kishte blice dhe asgjë. Kam qarë në një interviste pas provave, nxora pretekst se më kishte marrë malli për familjarët. Unë jam shumë e sinqertë, komunikova edhe me familjarët e mi, nëse s’do kisha standartet e mia jap konferencë dhe kthehem në Shqipëri. Për fat në provat e tjera gjithçka u rikuperua më së miri’- tregoi këngëtarja.

Ermali nuk ngurroi ta pyeste Jonidën edhe për diskutimet që mbushën Tiranën për anglishten e saj gjatë intervistave për gazetarët.

‘Nuk më dëmtojnë dot. Kur shkon atje nuk ka kushte se sa e di gjuhën angleze. Zhgënjehesh nga njerëz që i ke konsideruar, besuar si miq, që mendojnë se kanë feedback në publik.Hallall! S’më dëmtojnë aspak! – tha Jonida.

Veshja e saj në tapetin e portokalli mori komente në portalet tona. Ermali tha se disa portale e konsideruan hipokrizi këtë zgjedhje pasi sipas tyre, ajo ka firmosur një peticion kundër LGBT-së. Jonida Maliqi tregon të vertetën pas kësaj tentative, apo kurthi siç e quan! Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme!