Përpos ‘dashurisë’ për bojërat, siç na e tregoi një foto e publikuar më herët nga kryeministri Rama, Zaho duket se i ngjan akoma dhe më shumë të atit.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, ku shfaqet e ulur në një nga stolat e sheshit “Skënderbej” se bashku me vëllain e saj Zaho, bie në sy veshja e tij.

Ashtu si edhe babai i tij, kryeministri Rama, i cili dallon për stilin e tij në të veshur, edhe Zaho është shfaqur me një veshje interesante.

Në foto duket i veshur me një palë çorape të gjata me vija dhe me ngjyra të ndryshme, ashtu siç kemi parë të veshë edhe vetë kryeministrin Rama. /Tiranapost.al/