Mot ekstrem në Greqi me erëra të forta, vonesa në trafikun ajror, bllokim rrugësh, rrëzim pemësh dhe mbyllje shkollash. Mediat greke ndër to Kathimerini shkruajnë se pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike në veri të vendit dhe pjesën verilindore të Athinës.

Image result for Dozens of schools closed in Greece

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por rreziku mbetet dhe kështu shkollat në disa zona të Athinës mbeten të mbyllura. Ky mot i acartë pritet të vijojë deri ditën e martë, ku sipas meteorologëve do të ketë rritje temperaturash.

Shpejtësia e erës raportohet prej 140 kilometrash në orë. E ndërkohë që very grek u mbulua nga dëbora, me Selanikun duke ofruar pamje mahnitëse/ E ndërkohë që zonën kufitare me Greqinë, termometri shënoi frikshëm minus 9 gradë.