Ajo njihet tashmë për stilin e saj dhe padyshim është cilësuar si një nga politikanet seksi. Fjalën e kemi për Grida Dumën e cila tashmë, në këtë sezon vere ka guxuar të ndryshojë look-un e saj.

Ajo është kthyer pak a shumë në bionde dhe tashmë tiparet e saj bien akoma edhe më në sy. Parukieri i saj Olti Shulla ka publikuar në Instagram fotot e transformimit të deputetes, e cila duket e mahnitshme. Duma i ka bërë flokët ngjyrë gështenjë e hapur dhe duhet thënë se kjo ngjyrë flokësh i shkon shumë me sytë e saj të veçantë.