PD dhe LSI po organizojne disa militante te tyre ne disa fakultete, per ta shitur pastaj si proteste studentore. Edhe pse Pakti per Universitetin eshte tanime nje fakt i kryer i cili po zbatohet me perpikmeri, opozita po ben çmos qe te krijoje idene se ky pakt nuk po zbatohet, duke thirrur nje proteste neser.

Por, si qendron e verteta e atyre qe jane organizatoret e protestes se neserme dhe cilat jane lidhjet e tyre me PD-ne?

Nje nder ta eshte Dorian Beqiri, anetar i Keshilli Studentor ne FSHN dhe anetar i PDse. Pra, totalisht kunder rregullores se universitetit, sic shihet ne piken 2 te Statutit te Keshillit Studentor – ku specifikohet se Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë . Nderkohe, siç shihet Dorjan Beqiri, eshte anetar i Grupit te FRPD;. (Shih fotot)

Njelloj si Beqiri eshte edhe Kreshnik Smakiqi,  Kryetar keshilli studentor ne FSHN, poashtu militon ne PD ne shkelje te rregulores se Universiteti. (shih foton me poshte)

Por, propaganda e PD-LSI nuk ndalon ketu. Nga ana tjeter ka individe qe nuk jane fare studente te fakulteteve, por qe dalin ne media dhe ankohen se nuk kane marre bursen.

I tille eshte rasti i Klevisa Hysa dhe Ilir Mema. Klevisa Hysa ka folur per ‘SHEKULLI’ duke thene se nuk ka marre bursen, nderkohe qe nga Fakulteti Ekonomik konfirmohet se Klevisa Hysa nuk eshte studente prane ketij fakulteti. Nderkohe fakulteti konfirmon se bursat jane paguar te gjitha deri ne muajin maj.

Edhe Ilir Mema i cili po ne ‘SHEKULLI’ shprehet se ““Po bëhen gati tre muaj që nuk kemi marrë bursën. Unë prej vitesh trajtohem me bursë për shkak të kushteve ekonomike”. Por, edhe per Memen, Fakulteti i Histori-Filiologjise konfirmon se nuk rezulton si student i Fakultetit te Historise dhe Filologjise dhe nuk rezulton as si perfitues burse prane ketij fakulteti. Gjithashtu Fakulteti i Historise dhe Filologjise konfirmon se i ka kryer pagesat per studentet perfitues, te miratuar nga BA, deri ne muajin prill 2019.

Thene te gjitha keto raste, del qarte se nderkohe qe bursat dhe Pakti per Universitetin vazhdon zbatimin korrekt, PD dhe LSI ne kuader te protestave te saj po organizon militantet e saj brenda dhe jashte fakulteteve, ne emer te studenteve, duke luajtur me emrin e tyre per interesa politike./LEXO.AL