Prej disa ditësh Enca ka lajmëruar në rrjete sociale për këngën e saj më të re e cila do të titullohet “Xheloz” dhe me siguri do të thyejë rrjetin me pamjet e nxehta në klip.

Vetë këngëtarja ndau me fansat në Instagram një video me pamje nga klipi ku shfaqen femra me bikini të cilat kanë ekspozuar të pasmet e tyre.

Ndërsa ditën e djeshme këngëtarja ka treguar një pjesë të tekstit të këngës.

“Kur t’du prap, une t’them, vjen me vrap, pastaj t’cohet nalt, pastaj oooh”, shkruan Enca, postim i cili ka tërhequr shumë vëmendjen.