Frenkie de Jong dhe Matthijs De Ligt janë parë në ambientet e aeroportit të Barcelonës.

Një fotografi e publikuar nga e përditshmja katalanasve “Sport” po bën namin në rrjet duke nxitur dyshime të mëdha se marrëveshja mes skuadrës së Barcelonës dhe mbrojtësit holandez është finalizuar me sukses.

Prej disa ditësh po përflitet transferimi i De Ligt drejt Barcelonës, ndërsa talenti holandez pritet të japë një reagim për mediat spanjolle.

Barcelona, Bayern Munchen, Liverpooli apo edhe Juventusi janë klubet, të cilat janë interesuar për 19-vjeçarin.