Prej disa muajsh tashmë Arbenita Ismajli dhe Fero janë kthyer në çiftin më të preferuar për publikun shqiptar.

Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku publikojnë foto e video nga më të ndryshmet si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo personale dhe kurrsesi nuk mungojnë as deklaratat e ëmbla të dashurisë.

Arbenita është shumë simpatike dhe seksi, por mesa duket nuk ndihet dhe aq mirë me trupin e saj dhe ka vendosur t’i futet fuqishëm palestrës.

Ajo ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet me të brendshme teksa shkroi:

“Përshëndetje, kam vendosur të shkoj në palestër të mërkurën dhe të jem shumë strikte lidhur me këtë. Më duhen disa shprehje motivuese.”