Aktorja e serialit ‘O sa mirë’ Arta Nitaj është shumë e dashur për publikun.

Gjithashtu aktorja bukuroshe është shumë e ndjekur në Instgram ku publikon foto të cilat komentohen dhe pëlqehen shumë dhe nga ndjekësit e saj.Por së fundmi Nitaj është bërë nostaligjike dhe ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj.

Po ta shohësh me vëmëndje në foto dallohen tiparet dhe hija e aktores edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet.Ajo postoi këtë imazh në Insta Story duke u kthyer pas në fëmijërinë e saj, ndërsa shfaqet shumë e qeshur dhe e lumtur.

’20 year challenge’ ka shkruar në foto aktorja duke nisur kështu një sfidë tjetër në Instagram.