Partizani nis sot turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Përballë është një ekip shumë i fortë si Qarabaku, sot kampionët e Shqipërisë duhet të tregojnë në fushë se çfarë kanë “gatuar” në përgatitjet për Europën.

Lerda ka hedhur në fushë dy përforcimet e verës: Cordeiro dhe Hakaj, ndërsa treshja Broja, Solomon, Braun do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në tribunë kanë përfunduar: Teqja, Romero, Bardhi, Kodra, Ekuban.

Ndeshja mes Partizanit dhe Qarabagut do të startojë në orën 17:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.