Monedha vendase ka fituar pikë këtë fundjavë, përkundrejt valutave.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 125.54 lekë, me një rënie prej 0.06 pikë në krahasim me një ditë më parë. Edhe dollari amerikan, humbi pikë përkundrejt lekut duke u këmbyer me 109.21 lekë ose 0.02 lekë më pak se ditën e premte.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, muaji shtator u shoqërua me ofertë të shtuar të valutave në vend, për shkak të vijimit të sezonit turistik dhe shtimit të prurjeve emigrantëve. Megjithatë ata shtojnë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë mbajtur të stabilizuar nivelin e këmbimit të euros në vend, ndërsa për sa i përket dollarit në tregun vendas është reflektuar rënie e lehtë e monedhës së gjelbër edhe në tregjet ndërkombëtare.