Kur ka kaluar rreth një vit nga nisja e operacionit kombëtar “Forca e Ligjit”, autoritetet ligjzbatuese  shqiptare duket se janë drejt përmbushjes së gjysmës së objektivit të tyre.

Nga 41 grupe kriminale të skeduara, 19 janë goditur në 19 operacione dhe janë arrestuar 130 persona.

Zëvendës/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e ftuar në një intervistë në Ora News foli edhe për 19 milion euro pasuri kriminale të sekuestruara.

Operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdojë jo vetëm për disa muaj por edhe më gjatë. Që në fillim kur u strukturua si ide “Forca e Ligjit” u skeduan 41 grupe kriminale që vepronin në gjithë territorin. Me goditjen e  fundit të grupit Bajri në Shkodër numri ka arritur në 19. Kemi 19 operacione të suksesshme. 130 persona të arrestuar dhe 19 milion euro të sekuestruara. Këtu futen llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme. Në operacionin e fundit ku u godit grupi Bajri patëm sekuestrimin e një hotel resorti në Velipojë, disa dyqaneve, makinave që kapin shumë e disa milionë euro. Jemi afër gjysmës së atij qëllimi final që operacioni “Forca e Ligjit” të jetë i sukseshëm”, deklaroi Voda

Duke mbetur tek operacioni i fundit në Shkodër, Voda shpreson për kapjen shumë shpejt edhe dy personave të shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal “Bajri”

Bashkëpunimi midis Agjencive ligjzbatuese shqiptare por dhe atyre jashtë territorit të Shquipërisë, kryesisht të shtetit holandez mendoj se do të kemi një finalizim të suksesshëm të këtij operacioni edhe me kapjen e dy personave në kërkim” deklaroi Voda

Numri dy i Ministrisë së Brendshme foli për bashkëpunim të mirë me prokurorinë ndërsa lidhur me gjyqësorin shprehu rezerva për lirimin e të arrestuarve.

Lidhur me operacionin “Forca e Ligjit” nuk është se ka qenë në disporporcion numri i arrestuarve me atë që gjykata ka lënë jashtë. Nuk na vjen mirë që persona që arrestohen gjykata i liron për ti hetuar në gjendje të lirë.Me prokuroritë në rrethe dhe atë të krimeve të rënda marrëdhënien e kemi shumë  të mirë. Gjykata është tjetër.Gjyqtari vendos mbi bazën e provave por është i pavarur dhe ka dhe bindjen e tij subjektive” deklaroi Voda

Rritja e kriminalitetit, Voda: Zhurmë e opozitës

Voda komentoi edhe akuzat e opozitës për rritje të kriminalitetit në vend.

Është zhurmë e opozitës as përceptim nga qytetarët. Dua të flas si qytetyare dhe unë jetoj në një pallat, në një lagje me njerëzit e afërt. Nuk dëgjoj të kenë këtë përceptim që opozita do ta ngrejë në një kauzë. Faktin se në Shqipëri ka një gjendje emergjence që lidhet me kriminalitetin, opozita do ta ngrejë në një kauzë për të goditur qeverinë, por sot kjo kauzë ka rënë”, deklaroi Voda.