Rritja ekonomike e Shqipërisë do të vijojë të jetë pozitive dhe për periudhën afatmesme, do të jetë në nivelin 4%. Në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Tiranë, me kreun e Banksë së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, tha se “ne mendojmë se prespetiva ekonomike e Shqipërisë është përgjithësisht e favorshme. Rritja e saj pritet të jetë e moderuar për vitin 2019 megjithatë do të vijojë të jetë rreth nivelit 4% në periudhën afatmesëm”.

Gjatë fjalës së tij, Martijn tha se, borxhi publik pritet të zbresë në 69,3% në fund të këtij viti, deficiti fiskal ka rënë në fund të vitit 2018 ndërsa inflacioni synon objektivin e parashikuar prej 3% të BSH-së. “Fillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimi në fushën në fushën e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”- tha ai.

Martijn nënvizoi se, kufizimi i risqeve fiskale dhe angazhimi i qeverisë për shlyerjen e TVSH-së në afat do t’i japë frymëmarrje më të madhe bizneseve. “Duke u mbështetur në reformat e ndërmarra ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale. Specifikisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim i masave që fragmentizojnë bizneset. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj tyre është e mirëpritur. Nevojitet veprim i menjëhershëm, që të lahen detyrimet e prapambetura pasi cënojnë bizneset. Rimbursoni TVSH në afat, madje sa më shpejt të jetë e mundur. Të përmirësohet emetimi i borxhit publik”, tha ai.

Ai vuri në dukje se, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rritjes së risqeve të Bashkimit Europian. Ndërsa theksoi se, duke u mbështetur në reformat e kohëve të fundit për forcimin e administrimit të risqeve të administratës tatimore, ne rekomandojnë kufizimin e risqeve fiskale dhe krijimin e amortizuesve fiskalë nëpërmjet konsolidimit të mëtejshëm fiskal me përpjekje të qëndrueshme në anën e të ardhurave dhe fuqizimit të institucioneve buxhetore.

Nga ana e saj, ministrja Denaj tha se MF-ja ka si objektiv të sajin uljen e detyrimeve të prapambetura. Kurse Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se ekuilibrat e ekonomisë janë duke u përmirësuar. “Gjatë 2018 është forcuar stimuli monetar. Ka pasur rrije konsumi dhe investimi. Presim kthimin e inflacionit në objektiv”,- vijoi ai.