Florian Agalliu, moderatori i emisionit të gatimit “Në shtëpinë tonë”, gjatë transmetimit të emisionit, ka tentuar të hapë një shishe shampanjë, por mesa duket nuk e ka ditur, që edhe ajo do pak ‘stil’.

Në mënyrë të shkujdesur, shishja e shampanjës ka krijuar një zhurmë, dhe tapa e shishes ka fluturuar tutje. Reagimi i moderatorit, i frikësuar ra menjëherë në sy. Ai ka ndarë videon e momentin në rrjete sociale ku dëgjohet të thotë: “Qyqa qyqa qyqa, ç’ishte kjo, o Zot përjetova një tërmet të dytë”.

Risjellim në vëmendje, se Florian Agalliu ka përjetuar një skenë të vërtetë tërmeti para disa kohësh, ku i tmerruar doli menjëherë nga studio.

Videoja e publikuar nga moderatori në rrjete sociale: