Kandidati për kryeministër në Britaninë e Madhe Michael Gove ka pranuar se 20 vjet më parë ka konsumuar kokainë, por që tashmë është penduar.

Gove tha në një intervistë se ka përdorur kokainë në kohën kur punonte si gazetar. Ministri i mjedisit tha se beson që gabimi i tij nuk duhet të përdoret kundër synimit të tij për t’u bërë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Duke kërkuar falje për marrjen e kokainës, Z. Gove tha: “Më vjen keq për gabimin që kam bërë.

“Ishte një krim, ishte një gabim”, tha ai.

Megjithatë, ministri i mjedisit mohoi se ai kishte pasur ndonjëherë një “zakon” të përdorimit të drogës.