Dy aktorët e humorit të “Portokalli”, Flor Binaj dhe Ledio Lako, kanë qenë të ftuarit specialë të “E Diell” në ‘Top Channel’.

Ato kanë marrë pjesë në intervistën “Këndi i së vërtetës”, ku i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet.

Një nga më pikantet ka qenë momenti kur Ledio ka pyetur kolegun e tij: “Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një punë pa lekë”?

Edhe pse kjo pyetje ka shkaktuar të qeshura në sallë, Flori ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar “security” nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë”, është shprehur ai, deklaratë kjo që ka marrë duartrokitje nga publiku.

Binaj dhe Lako janë bërë bashkë në shfaqjen “Tango”, ku Flori luan për herë të parë jashtë skenës së “Portokalli”.